PE me rezolutë për Kosovën: Luftoni krimin e organizuar dhe korrupsionin

Parlamenti Evropian u ka bërë thirrje pesë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë një gjë të tillë, ndërsa autoriteteve të Kosovës që të bëjnë me shumë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle, në seancën plenare të Parlamentit Evropian tha se Kosova duhet të plotësojë disa kushte paraprake për të përfituar liberalizimin e vizave.Ai gjithashtu, tha se Serbia duhet të stabilizojë marrëdhëniet me Kosovën, në mënyrë që të bëjë përpara drejt integrimit në Bashkimin Evropian.Ndërsa eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon, ka thënë se BE-ja duhet të bëjë të pamundurën që edhe Kosova të hyjë në zonën “Shengen”.Pjesa më e madhe e eurodeputetëve u shprehën se është e rëndësishme të çojnë përpara marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit mes Serbisë dhe Kosovës.Thirrjet janë pjesë e rezolutës për Kosovën, të hartuar në bazë të raportit të eurodeputetes Ulrike Lunaçek, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian.Ajo tha se mosnjohja e Kosovës nga pesë vendet e Bashkimit Evropian është duke penguar zhvillimin e Kosovës.Rezoluta mirëpret nisjen e negociatave për marrëveshjen e stabilizim asocimit të Kosovës me Bashkimin Evropian duke e cilësuar atë si “një shtysë të fuqishme për reforma”.Në rezolutën e miratuar me 485 vota për dhe 94 kundër, thuhet se Kosova meriton përparimin drejtë Bashkimit Evropian, por tërhiqet vëmendja se “korrupsioni vazhdon të mbetët pengesa më serioze për funksionimin e institucioneve publike”.Eurodeputetët u kanë bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që të vazhdojnë të respektojnë mandatin e Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, të mbështesin përgjegjësitë ekzekutive të këtij misioni dhe të bien dakord për zgjatjen e mandatit të EULEX-it dhe pas qershorit të këtij viti.Kosovës i kërkohet po ashtu që sa më shpejt të miratojë reformën zgjedhore dhe të sigurojë një gjyqësor të paanshëm e të pandikuar nga politika.Eurodeputetët e kanë përshëndetur dialogun Prishtinë-Beograd dhe arritjet në këtë proçes.