Vrasja e këshilltarit në Mitrovicë, Kelani: Po hetojmë në dy pista, atë politike dhe private

Policia e Kosovës dhe faktori ndërkombëtar po kryejnë hetime intensive për zbardhjen e vrasjes së këshilltarit komunal të veriut të Mitrovicës, Dimitrie Janiçijeviç.Zëdhënësi i policisë së Kosovë Baki Kelani në një linjë telefonike për “Ora News” u shpreh se policia po heton në dy pista si atë politike ashtu edhe atë private.“Policia ka marrë të gjitha veprimet për zbardhjen e ngjarjes dhe në bashkëpunimun me EULEX-in por bëhen hetimet intensive për zbardhjen e këtij rasti. Nuk mund të përcaktojmë nëse ka pasur ndonjë motiv të qartë. Më herët ka pasur disa shpërthime në lokalet që kishte në pronësi Janiçijeviç” tha Kelani.Ndërkohë Kelani theksoi se situata në Mitrovicën e veriut është e qetë dhe një rast I tillë edhe pse i rëndë nuk  mund ta destabilizojë atë.