Ambasadat e përbashkëta,Besimi:Duhet të mirëpritet nga vendet e rajonit

Zëvendës kryeministri për çështje evropiane në Maqedoni Fatmir Besimi thotë se Shkupi do të ketë ambasada të përbashkëta edhe me Shqipërinë dhe Kosovën, nëse ky model bashkëpunimi ndër-diplomatik mirëpritet nga të gjitha vendet e rajonit.Në një intervistë për mediat në Kosovë, Besimi mohoi që Maqedonia të ketë arritur tashmë marrëveshje me Serbinë. Ai tha se bashkëpunimi i tillë parashikon shfrytëzim të objekteve të njëjta dhe jo diplomaci të përbashkët.Nisma rreth ambasadave të përbashkëta të vendeve të Ballkanit, e cila nxiti debate të nxehta të Maqedoni u paralajmërua nga Ministri i Jashtëm serb Ivan Mërkiç. Ai the se Beogradi është afër arritjes së marrëveshjes së tillë me Shkupin dhe Podgoricën.