Buxheti për Ministrinë e Brendshme, Ristani: Të kënaqur; Opozita: Është tallës

Projektligji për buxhetin e Ministrisë së Brenshme për vitin 2013 kalon në parim në Komisionin e sigurisë vetëm me votat e maxhorancës. Arben Ristani, zv. ministër i Brendshëm u shpreh se është buxhet që plotëson nevojat dhe se është diskutuar gjerësisht.Ndërsa për deputetët e opozitës ky është buxhet i cili nuk reflekton problematikat që Ministria ka patur gjatë vitit 2012. Sipas deputetit të PS-së Ilir Gjoni ky buxhet është tallës, ku parashikohet ulja e fondeve për emergjencat civile dhe shtimin e tyre për SHKB-në.Ndërsa pjesë e diskutimeve të Komisionit ka qenë edhe fryrja me personel e Policisë së Shtetit, ku priten reforma në këtë drejtim.Ndërsa pritet që projketbuxheti për Ministrinë e Brendshme të diskutohet në Komisionin e ekonomisë dhe më pas të çohet për miratim në Parlament.Po ashtu në Komisionin e ligjeve janë kaluar pa debate projketbuxhetet për katër institucione të sistemit të drejtësisë, për KLD-në, Prokurorinë e Përgjithshme, Gjykatën Kushtetuese dhe për zyrën e Administrimit të buxhetit gjyqësor.Ndërsa KLD i cilëson optimale fodnet për të, Gjykata Kushtetuese ka kërkuar edhe 12 milion lekë por iu dhanë 4.3 milion, ndërsa zyrës për administrimin e buxhetit gjyqësor nga 130 milion që kërkoi iu dhanë 110 milion dhe Prokurorisë së Përgjithshme nga 75 milionë, iu dhanë 30 milionë. Këto propozime Komisioni ia kalon Komisionit të ekonomisë.