Neritan Tabaku zyrtarisht nën hetim, Prokuroria i komunikoi gjyqtarit akuzën

Neritan Tabaku është zyrtarisht i pandehur, pasi Prokuroria e Tiranës ka hapur hetimet për të, duke i komunikuar akuzat për shpërdorim detyre. Tabaku më në fund është paraqitur në Prokurori pas disa refuzimeve që ai i bëri institucionit të akuzës.Gjatë leximit të akuzës nga Prokurori i cështjes mesohet se Tabaku nuk ka pranuar akuzat. Neritan Tabaku do të hetohet për shpërdorim detyre, pasi ai nuk ka zbardhur vendimin ndaj Ilir Xhakjes, ku ky i fundit akuzohej për vrasjen e Qerim Malokut në vitin 1999 dhe i akuzuar gjithashtu për vrasjen e kryekomisar Adem Tahiraj.Gjyqtari me moszbardhjen e vendimit ka penguar punën e Pokurorisë në apelimin e cështjes.