Shoqata Çamëria reagon ndaj deklaratave të Omonias: Levë presioni e "Agimit të Artë"
Shoqata Çamëria reagon ndaj deklaratave provokuese të një organizate që duket se ka humbur misionin e vet. Në një deklaratë për mediat kjo shoqatë thekson se Organizata Omonia në vend që të mbrojë të drejtat e bashkëqytetarëve tanë të kombësisë greke po tenton të helmojë marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe vëllezërve tanë minoritarë me deklarata antishqiptare, që në thelb i shërbejnë vetëm qarqeve ekstremiste të tipit "Agimi i Artë".“Deklarata e fundit e "Omonias" që e cilëson antihistorik faktin historik që Preveza është pjesë e trojeve etnike shqiptare, është për konsum të brendshëm të financuesve misterioz të kësaj organizate që nuk ka të bëjë më me Shqipërinë. Preveza dhe e gjithë Çamëria kanë qenë, janë dhe do të jenë, tokë shqiptare.Këto treva sot gëlojnë brenda shtetit grek, si pasojë e padrejtësisë historike kundër kombit shqiptar nisur në Konferencën e Londrës. Shoqata Çamëria e thekson me forcë se urat e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Greqisë janë pa dyshim rivendosja e drejtësisë për shqiptarët e Çamërisë dhe respektimi i minoritetit grek”thuhet në deklaratën e shoqatës Çamëria.“Ne, nuk kemi tabu në këtë drejtim. Omonia e bollanizuar duket se ka humbur busullën, duke u kthyer në një levë presioni e "agimit të artë" në Shqipëri, arsye kjo se përse ka humbur mbështetjen akoma edhe nga vëllezërit paqedashës minoritarë” përfundon deklarata.