Daçiç: Betimi pa simbole, kompromis i Brukselit

Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, ka thënë në Graçanicë se konstituimi i komunave me shumicë serbe bërë pa simbole shtetërore për shkak se ky ishte kompromis i arritur në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.Duke folur për marrëveshjet e arritura në Bruksel ndërmjet dy vendeve, ai ka thënë se “ato nuk janë ideale, por nuk ka zgjidhje me të mirë për momentin”.Ai ka thënë se është shumë e rëndësishme që marrëveshjet e arritura në Bruksel të implementohen.I pyetur nëse shteti serb do të kërkojë falje për krimet që ka bërë në Kosovë, shefi i ekzekutivit të Qeverisë së Serbisë ka thënë se nuk dëshiron të shikojë nga e kaluara, por nga e ardhmja.Ai ka thënë se çdokush që ka bërë krime, qoftë serb apo shqiptar, duhet të përgjigjet para organeve të drejtësisë.Megjithatë, Dacic ka thënë se Kosova dhe Serbia tashmë kanë filluar negociatat dhe se këto janë shanse të mira që dy vendet të shkojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve.Kryeministri serb ka komentuar edhe zhvillimet në veri të Mitrovicës, sipas të cilit zgjedhjet në Mitrovicës Veriore do të mbahen vetëm për kryetar të komunës.Ai ka vlerësuar se ky proces nuk do ta ngadalësojë formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe dhe se për herë të parë ata do të kenë kryetar legal dhe legjitim në Kosovë.Vizita e kryeministrit serb dhe ministrit pa portofol në Qeverinë e Serbisë për Kosovën, Aleksandër Vulin, ka pasur karakter kulturor, meqë në Graçanicë ka filluar të shfaqet filmi “MonteVideo”, i regjisorit serb, Dragan Bjelogrlic.