Muxhahedini kosovar kërkon kokën e gjeneralit amerikan

Në një video që po qarkullon në internet shfaqet një shtetas nga Kosova, që pretendon se kryeson një njësi të shqiptarëve që po luftojnë kundër regjimit të Bashar al Assad.Lavdrim Muhaxheri, njëri ndër xhihadistët e parë që ka dale me video publike dhe i ka ftuar kosovarët që të shkojnë e të luftojnë në Siri, tashmë kërkon kokën e një komandanti amerikan.Ai hedh poshtë ndërkaq ato lajme që flasin se myslimanet po luftojnë me njëri-tjetrin dhe sulmon drejtuesit e fesë islame që sipas tij duke u shprehur kundër atyre që shkojnë të luftojnë në Siri. Sipas Lavdrim Muhaxherit drejtuesit e fesë islame e bëjnë këtë për të kënaqur Amerikën.Në video vetëm Lavdrim Muhaxheri del me fytyren te zbuluar, ndërsa të gjithë të tjerët janë të maskuar dhe të armatosur, ndërsa dëgjohen edhe te shtena. Në këtë video nuk mungojnë as thirrjet per t’ju bashkuar misionit te tyre ne Siri, qe ata e konsiderojen si xhihad, lufte te shenjte! Ai lutet madje qe te bashkohet ne xhenet me Bin Laden.Ndërkohë policia turke ka shkatërruar të martën një celulë islamike që çon luftëtarë në Siri. Mësohet se 23 persona pjesë e Fondacionit Humanitare IHH janë ndaluar në provincën jugore të Kilis, si pjesë e një operacioni kundër organizatës terroriste “Al-Kaeda.Bastisje është pjesë e operacioneve të njëkohshme kundër Al-Kaedas në gjashtë provincat, duke përfshirë Stamboll, Van, Kilis, Adana, Gaziantep dhe Kayseri”, shkruan Hyrijet.Në vitin 2013 një agjenci e lajmeve gjysmë-shtetërore e Iranit , agjencioni “FNA (Fars neës agency) raportonte se organizata turke rekrutonte myslimanë shqiptarë për të luftuar në Siri.Kjo agjenci në një shkrim të datës 14 gusht 2013 të titulluar Exclusive: Turkish NGO Recruiting Muslim Albanians for Ëar in Syria shkruante se fondacioni IHH, i cili vepron si fondacion fetar dhe ndihmës humanitare kishte rekrutuar dhe transferuar një numër prej 769 shqiptarësh në Siri.Këto shqiptarë i bashkoheshin ushtrisë çlirimtare të Sirisë. Kjo agjenci i referohet një personi, i cili duhet të jetë shqiptar, por ka dashur të mbetet i paidentifikuar për shkak se kishte frikë se rrezikonte jetën.Sipas FNA ky fondacion vepronte në koordinim të plotë me ministrin e Jashtëm turk Ahmet Davutogul dhe grupin ekstremist.Ai i ka treguar se shqiptarët vinin nga Tirana në Turqi dhe i nënshtroheshin stërvitjeve ushtarake nga oficerë amerikanë të dalë në pension dhe që ishin vendosur në një bazë ushtarake Reyhanli në provincën Hatay të Turqisë jugore.