Beogradi në kërkim të pasardhësit të Panticit

Tani qeveria serbe në Beograd është në  kërkim të një kandidati tjetër që do të zëvendësoj Krstimir Panticit, pas refuzimit të tij që të nënshkruajë deklaratën solemne të betimit si kryetar i komunës së Mitrovicës së Veriut.Mediat serbë flasin se kandidati i mundshëm për listën serbe  që do të marrë dhe mbështetjen e Beogradidt do të jetë Oliver Ivanovic por ende asgjë nuk është vendosur.  Në raportin e ministrisë së Pushtetit Lokal në Kosovë  vlerësohet se konstituimi komunave me shumicë serbe në veri është kryer në pajtim me ligjet e Kosovës, sikurse edhe marrja e mandatit nga kryetarët e komunave të Leposaviçit, Zubin Potokut e Zveçanit, por jo edhe veriut të Mitrovicës.Ministria e Administrimit të Pushtetit, do të ndërmarrë veprimet ligjore dhe do ta njoftojë Presidenten e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve për shpalljen e zgjedhjeve për Kryetar të kësaj komune, ashtu siç parashihet me ligjet e zbatueshme të Kosovës.Pas këtij vlerësimi zgjedhjet duhet të shpallen nga presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe ato duhet të mbahen brenda 45 ditësh. Deklarata nuk u nënshkrua në kryetari i zgjedhur Kërstimir Pantiç, i cili as nuk mori pjesë në mbledhjen përuruese, pasi  siç tha nuk mund t'u nënshtrohej ligjeve të Kosovës. Ai tha se deklaratat nuk ishin të paanshme ndaj statusit politik të Kosovës.Ndërkohë  kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç tha se vazhdimi i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pritet të ndodhë më 28 janar dhe këto bisedime tha ai janë thelbësore për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit të arritur ndërmjet tij dhe kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi.