Kredite e strehimit, Totozani grup pune për të parë problematikën
Avokati i Popullit ka ngritur një grup pune për të parë problematikën që qëndron në marrjen e një kredie të butë, apo të një banese sociale. Me këtë grup ekspertësh do të rishkohet edhe legjislacioni e kriteret që ai përmban për strehim. Ndihmës.komisioneri në këtë institucion, Erind Pirani, tha se rekomandimet pas monitorimit dhe shqyrtimit do ti paraqiten parlamentit.Fondet që ka marrë në dispozicion pushteti vendor për dhënien e kredisë, gjithashtu do të monitorohet në këtë institucione për të parë sesa para alokohen në këtë rast dhe a shpërndahen në mënyrë të drejtë nga Bashkitë.Problemet që ka ndeshur institucioni i Avokatit të Popullit është se nga 52 Bashki ku është paraqitur kërkesa, vetëm 34 prej tyre i janë përgjigjur shkresave, të tjerat jo. Nga kjo sistuatë Avokati i Popullit i kërkon vendoreve më shumë bashkëpunim në zbatim të ligjit.