Ndeshjet miqësore për Kosovën, Krasniqi mirëpret vendimin e FIFA-s
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Memli Krasniqi e ka mirëpritur vendimin e FIFA-s për t`i lejuar Kosovës zhvillimin e ndeshjeve miqësore ndërkombëtare.Komisioni për çështje urgjente i Federatës ndërkombëtare të futbollit të hënën ka aprovuar kërkesën që Përfaqësuesja e Kosovës të luajë ndeshje ndërkombëtare miqësore.Në vendimin e FIFA-së, Kosova në takimet miqësore do të duhet të përdorë fusnota dhe pa simbole shtetërorë.I pari i sportit të Kosovës, këtë vendim e ka vlerësuar si një hap shumë të rëndësishëm në rrugën drejt ndërkombëtarizmit të futbollit kosovar.Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter ka deklaruar se vendimi pasoi takimet me përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë."Vendimi paraqet një shtyrje të madhe për zhvillimin e futbollit në Kosovë dhe sërish konfirmon forcën e jashtëzakonshme të këtij sporti për t'i bashkuar njerëzit", theksohet ne nje deklarate të FIFA-s.