PS: Buxheti i 2013-ës, jo real. Ksera: S`bëj politikë me të varfërit

Në 2013 fondit i ministrisë së punës  do të jetë 59,67 miliard lekë, ose 4.17% të PBB. Nga kjo shumë parash, më e lartë se vitin e kaluar, Ministria në planin e saj thotë se do ta përdorë për ndihmën sociale, për të dëmshpërblyer ish të përndekurit, ndihmë të paaftësisë, familjet rome dhe punësimi që pritet të shtohen edhe 16.000 të punësuar.Ajo çka ka mbetur gati i pandryshuar me 2012 janë pensione të cilat mbeten 3-4% për qytetet dhe 4-5% rritje për pensionet e fshatit. Panorama e Minstrit Ksera mbi gjendjen në Shqipëri është kundërshtuar nga opozita në komisionin kuvendor të cilët e kanë konsideruar joreal këtë buxhet ndërsa ndihma e paftësisë ndahet sipas parimeve politike.Ministri Ksera tha se raportimi është bazuar mbi gjendjen reale, mbështeti shoqatat e personave me aftësi të kufizuar të cilët protestuan dhe në anën tjetër tha se ai dhe qeveria Berisha nuk bënë politika me të varfërit.Për diskutimet për mënyrën se si kompeson të verbërit, para dhe tetraplegjikët, Ksera tha se në vitin 2013, fondi i parashikuar për trajtimin e 147 mijë përfituesve me AK dhe kujdestarëve të tyre, shkon në 13 miliard lekë. Fondi është mbidyfishuar në krahasim me vitin 2005, kur fondi kapte vlerën e vetëm 6.1 miliard lekëve.