QSUT, dy raste fëmijësh mbartës të virusit HIV

Katër fëmijë kanë rezultuar me virusin Hiv në Shqipëri të quajtur si raste të reja; nga këta 2 fëmijë e kanë marrë këtë virus për shkak se prindërit janë mbartës të Sidës ndërsa 2 fëmijët e tjerë janë me Hiv edhe pse prindërit rezultuan negative, pra jo mbartës së këtij virusi.Rrugët nga të cilët janë infektuar këta të vegjël është ende të pazbardhura, ndërsa nga kartela e tyre rezulton se fëmijët nuk kanë kryer transfuzion gjaku, një prej tyre është shtruar 7 herë në QSUT, është bërë një ndërhyrje por nuk ka qënë e nevojshme transfuzioni i gjakut. Rrugët e infektimit të tyre janë ende enigmë ndërsa ekspertë të shëndetit kanë kërkuar hetim të çështjes.Shqetësimi tjetër i madh për të infektuarit me Hiv është se në QSUT nuk mund të trajnohen për shkak se mungojnë ilaçet. Antiretroviralët nuk gjenden ndërsa fëmijët me Hiv trjatohen me ilaçe dhe dozat që përdoren për të rriturit.Situata është alarmante sepse mungojnë testet dhe për faktin se këto testime nuk bëhen në gratë shtatëzëna që mund të reduktornte raste me Hiv. Shoqatat që mbrojnë të drejtat e të infektuarve me Hiv thonë se duhet të ndryshohet protokolli për të trajtuar fëmijët ku shumica e tyre humbin jetën për shkak të pamundësisë financiare. Në anën tjetër u propozua ngritja e shërbimit ambulator në QSUT dhe një ambjent i veçantë për të trajtuar të vegjëlit.