Aksioni i INUK në Vlorë, Elmazi: Po kryhen shembje të seleksionuara
Kjo eshte qeveria e tritolit dhe ruspave. Keshtu eshte shprehur nga Dhermiu i Vlores, deputetja e Partise Demokratike, Liljana Elmazi, e cila ka qene e pranishme gjate aksionit te INUK qe po zhvillohet ne kete zone.Sipas saj banoret e bregdetit, jane te braktisurit e medhenj nga ana e pushtetit vendor, ndersa e ka cilesuar kete aksion nje penalizim te qytetareve, pasi gjithmone sipas saj, nga ana e ketij inspektoriati po kryhen seleksionime.Shembjet e ndertimeve pa leje po vijojne edhe ne pjesen tjeter te Dhermiut, ku fadromat e INUK kane nderhyre per shembjen e nje objekti 5 katesh ne ndertim e siper, si dhe ne disa biznese private.Aksioni eshte shoqeruar edhe me pranine e forcave te shumta te nderhyrjes se shpejte, te cilet kane kerkuar fillimisht nga pronaret heqjen ne menyre vullnetare te aparaturave apo sendeve qe ndodheshin brenda tyre.Inspektoret e INUK, aktualisht jane duke verifikuar te gjithe dokumentacionet e ndertimeve ne kete zone, ku pritet qe numri i godinave ne zonen e Dhermiut qe do te rrezohen perdhe te jete rreth 30, ndersa pergjate gjithe vijes bregdetare pritet te jene rreth 250 objekte qe do do te shemben.Aksioni i INUK nuk u shoqerua me probleme apo incidente, kjo edhe per faktin e forcave te shumta te policise qe mbeshtesin kete nderhyrje.