Jetimët në Elbasan diskriminohen dhe nuk mbështeten nga askush
Ai eshte 21 vjeç dhe eshte nje prej jetimeve te shumte, te cilet prej vitesh nuk mbeshten dhe nuk kane perkrahjen e askujt.Tomor Sholla, prej 6 vitesh eshte larguar nga shtepia e femijes e cila kujdeset per ta deri ne moshen 15 vjeçare dhe qe atehere endet rrugeve te qytetit te Elbasanit pa patur mundesine e punesimit apo nje vend sadopak te pershtatshem ku mund te jetoje.Kjo germadhe eshte ku ai gdhin dhe ngrys ditet e tij, te cilat ne shumicen e kohes i kalon duke lypur neper trotuaret e Elbasanit.Tomorri eshte nje prej 40 jetimeve qe ka qyteti, te cilet nuk gezojne as statusin e jetimit, i cili i siguron mbeshtetje sociale me 2800 leke te reja ne muaj.Pas braktisjes nga ana e prinderve, kjo eshte braktisja e dyte per keta persona, por qe kete here vjen nga ana e shtetit dhe strukturave sociale qe ai ka ne varesi.Shoqata e Jetimeve ne Elbasan prej 3 vitesh nuk funksionon, nje mungese e cila detyrimisht do te ndikoje ne prirjet e ketyre jetimeve per tu afruar me teper ne kryerjen e veprave penale, si e vetmja mundesi per te mbijetuar.Ne nje kohe qe ne Shqiperi po flitet per politika sociale faktet flasin qarte, se mbeshtetja sociale mungon dhe nis pikerisht nga kjo kategori personash, te cilet kane me teper nevoje per mbeshtetje se kushdo, pasi siç thote vete 21-vjeçari Sholla, diskriminimi, dhunimi, perbuzja apo abuzimi i gjithanshem nga pjesa tjeter e shoqerise eshte bashkeudhetare ne çdo dite te jetes me ta.