Unaza e Klosit, kamionat shkatërrojnë infrastrukturën

Unaza e qytetit të Klosit e vënë në funksion për të kaluar mjetet e tonazhit të lartë që vijnë nga Bulqiza dhe anasjelltas është pothuajse jashtë funksionit.Edhe pse ky problem eshte ngritur disa herë, pushteti lokal nuk ka dhene nje zgjidhje përfundimtare e cila do të shmangte një herë e mirë lëvizjen e mjeteve të tonazhit të lartë përmes qytetit. Banoret e zones shprehen se ky eshte nje problem i trasheguar ne vite, i cili pengon jo pak levizjen e tyre.Kryetari i Bashkisë Klos, Ramazan Mjeshtri, shprehet se mungesa e ondeve per zbatimin e projektit eshte dhe shkaku i kesaj situate te krijuar.Në anën lindore të qytetit të Klosit, Bashkia vendosi disa bordura betoni të cilat nuk lejojnë lëvizjen e mjeteve të tonazhit të lartë ne qytet, por nëse unaza nuk do të funksionojë, Bashkia është e detyruar të lejoje qarkullimin e tyre brenda ne qytet, duke shenuar jo pak anomali.