Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, a po përgaditet BDI për bojkot?

“A po përgadit BDI bojkotimin e zgjedhjeve presidenciale!?” shkruan gazeta e përditshme maqedonase “Sloboden Pecat”, e cila nënvizon se zgjedhjet presidenciale mund të jenë një arsye e re për krizë politike në Maqedoni.Sipas gazetës, partia shqiptare BDI pritet të bojktoj zgjedhjet presidenciale në raundin e dytë, ndërsa të njejtën gjë pritet ta bëjë në raundin e dytë edhe Lidhja Social Demokrate (LSDM), si partia më e madhe opozitare. Skenari është se me bojkotin nuk do të plotësohet cenzusi prej së paku 40 për qind dhe me këtë nuk do të zgjidhet presidenti i vendit.Për të evituar situatën e krizës, BDI prej tani ka nisur ofertën e saj për një kandidat koncensual për president, i cili do të ketë mbështetjen e dy komuniteteve më të mëdha maqedonase dhe shqiptare, por edhe komuniteteve tjera.“Presidenti koncensual nënkupton një standard të ri në shoqëri, e cila është shumëetnike, plural dhe me linja tjera. Me këtë propozimin tonë tregojmë se shqiptarët nuk mendojnë për alternativa të tjera për vendin, por neve na shqetëson entuziazmi i munguar tek blloku maqedonas”, ka theksuar zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.