Ivanoviç: Zgjedhjet në veri mund të mbahen brenda 15 ditëve
Kryetari i Listës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviç tha se zgjedhjet e reja për kryetar të Mitrovicës së Veriut, mund të mbahen brenda 15 ditësh. Mirëpo, ai tha se për këtë duhet të pritet vendimi i Qeverisë së Kosovës.Ai tha për agjencinë e lajmeve ”Beta”, se vendimi i Kërstimir Panticit, për të mos e marrë detyrën e kryetarit të komunës, nuk do të ndikojë në destabilizimin e gjendjes në këtë qytet.Ivanoviç tha gjithashtu se brenda dy ditësh do të vendosë nëse do të rikandidojë për kryetar.Sipas marrëveshjes së arritur në bisedimet Kosovë-Serbi, pritet që deri në muajin shkurt të krijohet asociacioni i komunave me shumicë serbe, që do të gëzojë një shkallë të gjerë autonomie, ndonëse Prishtina zyrtare ngulë këmbë se ai nuk do të ketë pushtet ligjvënës dhe ekzekutiv.Por, zyrtarët serbë thanë se mundësia që në veriun e Mitrovicës të ketë zgjedhje të reja për kryetarin e saj, mund të vonojë këtë proces.