Apeli konfirmon burgimin e përjetshëm për policin vrasës

Gjykata e Apelit në Maqedoni ka lënë në fuqi vendimin “burgim të përjetshëm” për policin vrasës që vrau dy të rinjtë shqiptarë në shkurt të 2012 në Gostivar.Apeli vendosi dënimin me burg të përjetshëm për policin Jakim Trifunovski, i cili kishtë bërë ankesën në këtë gjykatë të shkallës së dytë, pasi të njëjtin dënim e mori edhe në Gjykatën Themelore të Gostivarit.Vrasja makabre ndodhi më 28 shkurt të 2012, kur polici Trifunovski pas një zënke vrau dy të rinjt shqiptarë, Besnik Shehapi 26 v jeç dhe Imran Mehmedi 30 vjeç në Gostivar.Kjo vrasje u cilësua për motive banale për një vendparkim pranë pallateve të banimit, ndërsa u dënua nga të gjitha forcat politike dhe bashkësia ndërkombëtare, duke kërkuar proces të drejtë gjyqësor dhe shqiptimin e dënimit të merituar për policin vrasës.