Mitrovica pa kryetar komune, Pantiç: S’e pranoj shtetin e Kosovës

Ministria e Pushtetit Lokal në Kosovë do të publikojë sot  raportin mbi ecurinë e seancave përuruese të kuvendeve  të komunave veriore të banuara me shumicë serbe dhe ligjshmërinë e procesit.Zyrtarë të kësaj ministrie, së bashku me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe të Misionit të Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë, ndoqën seancat përuruese të këtyre komunave , duke shmangur   mundësinë që zona të shkojë në zgjedhje të reja për shkak të afateve ligjore për konstituimin e komunave.Raporti i Ministrisë së pushtetit lokal pritet të sqarojë edhe çështjen e kryetarit të komunës së veriut të Mitrovicës, Kërstimir Pantiç, i cili nuk ka marrë pjesë në mbledhjen konstituive, pasi nuk është pajtuar që t'u nënshtrohet ligjeve të Kosovës.Zyrtarët serb thanë se po presin edhe interpretimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rreth çështjes meqë mosmarrja e mandatit nga ana e kryetarit të zgjedhur do të nënkuptojë organizimin e zgjedhjeve të rejë për këtë post në veriun e Mitrovicës.Në një ntervistë për mediat në Beograd Pantic, ka thënë se marrëveshja e 19 prillit, ndërmjet të Kosovës dhe Serbisë po shembet, ndersa  formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe në Kosovë, nuk do të jetë aq I lehtë."Mendoj se shumë shpejt, e tërë marrëveshja e Brukselit do të shembet. Kjo nuk do të ndodh për fajin e qeverisë serbe, por të bashkësisë ndërkombëtar" ka thënë Pantiç. Ai ka theksuar se nuk do të jetë kryetar i ndonjë komune në Kosovën e pavarur.Sipas marrëveshjes së arritur në bisedimet Kosovë -Serbi, pritet që deri në muajin shkurt të krijohet asociacioni i komunave me shumicë serbe, që do të gëzojë një shkallë të gjerë autonomie, ndonëse Prishtina zyrtare ngulë këmbë se ai nuk do të ketë pushtet ligjvënës dhe ekzekutiv.Por, zyrtarët serbë thanë se mundësia që në veriun e Mitrovicës të ketë zgjedhje të reja për kryetarin e saj, mund të vonojë këtë proces.