KE rikujton kushtet e marrëveshjes së marsit për Shkupin
Peter Stano, zëdhënësi i eurokomisionerit për zgjerim të BE-së, Shtefan Fyle deklaroi se nga miratimi i rekomandimeve të marrëveshjes së 1 marsit për dialogun politik në Maqedoni do të varet edhe dialogu paraqasës i nivelit të lartë me BE-në.“Miratimi i rekomandimeve të marrëveshjes politike të 1 marsit vitin e kaluar definitivisht janë kusht që Komisioni Evropian të vazhdojë dialogun paraqasës të nivelit të lartë (HLAD) me Maqedoninë”, deklaroi Stano.Sipas tij, me implementimin e marrëveshjes së marsit do të vazhdojë mbështetja e procesit reformues përmes HLAD-it, me kushtet që autoritetet të mbeten të përkushtuara në zbatimin e reformave dhe të vazhdojnë me përmirësimin e marrëdhënieve të mira fqinje.Zëdhënësi i komisionerit Fyle, thotë se në procesin e zgjerimit nuk mund të krahasohen vendet.“Çdo vend është specifik dhe ka kushtet e veta dhe nuk mund të themi se çfarë bëjmë me njërin vend duhet të bëjmë edhe me tjetrin. Refuzoj çfarë do krahasimi midis vendeve kandidate aspiruese të cilat janë në portofolin tone”, theksoi Stano.Komisioneri Fyle ka theksuar rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes së 1 marsit të vitit të kaluar për tejkalimin e krizës politike në Maqedoni, e cila lindi pas ngjarjeve të 24 dhjetorit të vitit 2012, kur opozita dhunshëm u nxorr nga Parlamenti dhe maxhoranca pa debat miratoi projekt – buxhetin 2013.Elemente kyçe nga marrëveshja, të cilat duhet urgjentisht të gjejnë zgjidhje, janë themelimi i Komitetit hetimor, arritja e marrëveshjes për Memorandum të bashkëpunimit për mirëkuptim mes të gjitha partive për vazhdimin e procesit integrues dhe krijimi i kushteve të duhura për kthimin e besimit për vazhdimin e dialogut me mediat.