Pezullohen fluturimet nga Prishtina, shkak mjegulla e dendur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Janar 2014, 09:41
Pritje të gjata dhe anulime të fluturimeve vijojnë edhe sot në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.Shkak i anulimit të fluturimeve është bërë mjegulla e dendur, e cila ka mbuluar qytetin e Prishtinës duke bërë që shumë qytetarë të mos nisen për destinacionet e tyre.Sipas mediave në Kosovë, fluturimi për në Stamboll i cili ishte parashikuar për në orën 09:00 është shtyrë për orën 11:15 ndërsa shumë fluturime të tjera janë anuluar.Kryeqyteti i Kosovës prej dy ditësh është përfshirë nga mjegulla e dendur duke krijuar vështirësi edhe në qarkullimin e automjeteve.