Liqeni i Shkodrës, projekt 3-vjeçar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi
"Mbeshtetje per manaxhimin e qendrueshem dhe afatgjate te liqenit nderkufitar te Shkodres", eshte projekti 3 vjeçar qe ka marre jete ne Shkoder mes Shqiperise dhe Malit te Zi.Ky aksion i perbashket i Unionit Nderkombetar per ruajtjen e natyres synon forcimin e zbatimit te ligjit dhe nxitjen e menaxhimit efektiv te biodiversitetit. E pranishme ne tryezen e organizuar me aktorë nga te dy shtetet respektive ishte edhe zv.Ministrja e Mjedisit, Diana Bejko, e cila foli per ndikimin pozitiv qe ka ky projekt.Por per Presidentin e forumit te liqenit te Shkodres, prof. Dr. Mahir Hotin keto tryeza nuk kane sherbyer per te permiresuar gjendjen e liqenit ne gjithe keto vite.Ai thekson se vijon te jete shqetesuese derdhja e ujërave te zeza ne liqenin e Shkodres, e mbetjeve te rrezikshme te fabrikes se aluminit ne Mal te Zi, apo prezenca e larte e mbetjeve urbane ne te gjithe vijen e liqenit.Liqeni i Shkodres me i madhi ne Ballkan, eshte shpallur zone e mbrojtur Ramsar. Por realiteti ne keto vite ka treguar se me shume sesa nje zone e mbrojtur, ky liqen ka qene "pre" e disa shoqatave, qe ne emer te mjedisit kane perfituar miliona leke me projekte qe asnjehere nuk u zbatuan ne terren.