Derdhja e ujërave të zeza në det, Rama: Do e mbyllim këtë faqe të errët të turizmit

Bashkia e Durrësit ka nënshkruar një marrëveshje me Bankën Botërore për ujësjellësin e ri të qytetit. Ndërsa e cilësoi si shumë të rëndësishme këtë marrëvedhje, kryeministri Edi Rama u shpreh se duhet një reformë rrënjësore për sistemin e ujësjellës-kanalizimeve."Pas një karvani të gjatë dhe një rruge të vështirë ku koston e paguan të gjithë banorët e zonës ne jemi këtu për të nënëshkruar atë që kemi përgatitur në një kohë rekord, marrëveshjen për të nisur nga puna dhe për të hapur rrugën e shndërrimit të Durrësit nga një zonë me një sëmundje kronike për shkak të një sistemi të degraduar të funizimit me ujë në një zonë që do të furnizohet rregullisht me ujë. Jam shumë i kënaqur që edhe impianti që kishte përfunduar prej 2011 por mbeti i bllokuar sot është në punë dhe një pjesë e konsiderueshme e ujërave të zeza po përpunohen me standarte të larta” tha Rama.Gjithashtu Rama theksoi se do të marrë fund derdhja e ujërave të zeza në det duke përmbyllur kështu edhe faqen e errët për turizmin."Ujërat e zaza do të kalojnë në një proces që ajo që do të mbetet do të përdoret për sektorin bujqësor. U bë një çerek shekulli që qytatërët e presin me një durim dhe me një zhgënjim të vazhdueshëm ujin në rubineta pasi nga sot nis projekti që i jep fund këtij kalvari të gjatë dhe të pamerituar të mungesës së ujit për të gjithë zonën dhe banorët e Durrësit" shtoi Rama.Ndërsa Drejtoresha e Bankës Botërore Ellen Goldsten deklaroi se duhet angazhim për më shumë bashkëpunim me pushtetin vendor. Ajo theksoi se duhet punë për të realizuar furnizimin me ujë.“Unë mendoj se nuk ka vend më të mirë në Shqipëri për ta realizuar këtë model të vet decantrilizimit lokal se këtu në Durrës. Ne prandaj kemi zgjedhur ta nën shkruajmë këtë marrëveshje këtu në Durrës. Jam shumë e kënaqur që Banka Botërore do jetë partneri juaj në mbështetjen e krye bashkiakëve dhe krye komunarëve.Unë megjithatë duhet të theksoj se nevojitet shumë punë për sigurimin e furnizimit me ujë” deklaroi Goldsten.Projekti i Investimeve për Sektorin e Ujit, do të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të ujësjellës-kanalizimeve në qytetin bregdetar të Durrësit si dhe përmirësimin e performancës financiare të ndërmarrjes së ujësjellësit të këtij qyteti. Projekti synon të përmirësojë dhe zgjerojë rrjetin ekzistues të ujësjellës-kanalizimeve në Durrës, qytetin e dytë më të madh, një nga destinacionet kryesore turistike dhe portit kryesor në vend.Kjo do të arrihet përmes investimeve në rrjetin e ujësjellësit dhe ndërtimit të tubacioneve për transportin e ujit që lidhin fshatrat me sistemin e ujësjellësit të qytetit dhe ul humbjet në rrjetin e shpërndarjes së ujit. Ky projekt, gjithashtu, do të mbështesë investime në rrjetin e kanalizimeve dhe rritjene kapacitetit të transferimit nga zona bregdetare turistike në impiantin ndërtuar rishtazi të trajtimit të ujërave të zeza.