Mjekët e 21 janari, Urdhri i Mjekut: Komision pas ankesës së ngritur

Urdhëri i Mjekut do të shqyrtojë ankesën e Ministrisë së Shëndetësisë për 2 mjekë të spitalit universitar të traumës që në datën 21 janar kanë dhënë intervista, duke shkelur kodin e etikës në informim, pra duke dhënë më shumë detaje që i takojnë ekspertizës mjekoligjore.Mjekët në këtë rast janë Sami Koçeku dhe Alfred Gega. Siçdo ankesë tjetër, në Urdhërin e Mjekut do të ngrihet nje komision, ku dhe mjekët kanë të drejtën të marrin një avokat ndaj akuzës që qëndron mbi ta.Din Abazi, Presidenti i Urdhërit të Mjekut thotë se ankesa e ardhur do të shqyrtohet me përgjegjësi dhe paanshmëri.Një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë bënë publike ankesën, ku i drejtohet Urdhërit të Mjekëve se mjekët Koçeku dhe Gega më qëllim të qartë politik, deformuan realitetin dhe dizinformuan publikun mbi gjëndjen shëndetësore dhe shkakun e vdekjes së shtetasve në 21 Janar 2011.Ndërsa vetëm mjekët do të njihen zyrtarisht me këtë ankesë nga Urdhëri i Mjekëve.