Kina rikthehet me vepra të mëdha, finalizohen projektet e para të bashkëpunimit

Kina mer pjesë në realizimin e disa projekteve madhore për Shqipërinë. Kjo është bërë e ditur në takimin e zvilluar midis Ministrit të Zhvillimit Ekonomik Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, me delegacionin e lartë kinez. “Rruga e Arbrit” dhe dhënia me konçesion e Portit të Shëngjinit, janë dy prej projekteve më konkrete që priten të realizohen.Ndër të tjera, Kina ofron dhe një linjë kredimi të butë për Shqipërinë. Xu Xiaofeng, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit për palën kineze vlerësoi projektin për “Rrugën e Arbrit”, ndërkohë që shprehet se shkëmbimet tregtare midis dy vendeve kanë ardhur duke u rritur.“Ne do të bashkëpunojme për rrugën e Arbrit, por njëkohësisht duhet të punojmë edhe në infrastrukturë,ndërtim resortesh dhe akuakulturë. Projekti i Arbrit është i rëndësishëm dhe duhet të jetë në fokus të dy qeverive. Bashkëpunimi midis dy vendeve tona ka ardhur në rritje nga viti në vit. Gjatë 2012 shkëmbimet midis dy vendeve ishin 478 milion USD, ndërsa për 2013 kjo shumë ka arritur në 520 milion USD. Por pavarësisht kësaj, tashmë është koha që duhet të bashkëpunohet edhe më shumë” tha Xu Xiaofeng.Në Shqipëri aktualisht ushtrojnë aktivitetin e tyre rreth 83 kompani kineze.