INUK, vijon aksionin për prishjen e objekteve pa leje në bregdet

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar vijon aksionin e prishjes së ndërtimeve të paligjshme në bregdet.INUK ka nisur që në orët e para të mëngjesin aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e  Dhërmiut ndërkohë që dje u shembën disa objekte në Drimadhë.Ky aksion, i cili është në vazhdën e ndërhyrjeve për pastrimin e kësaj zone të rëndësishme turistike, nga ndërtimet e paligjshme, ka nisur ditën e dielë, me prishjen e objekteve pa leje dy dhe trekatëshe.