Shkarkohet Drejtori i Burgut të Drenovës Filip Ulndreaj, në vend të tij Bashkim Muço
Shkarkohet Drejtori i burgut të sigurisë së lartë në Drenovë, Filip Ulndreaj. Shkarkimi i tij u bë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ndërsa në vend të tij është emëruar Bashkim Muço.
Bashkim MuçoShkarkimi i Ulndreaj vjen një ditë pas pezullimit të 11 punonjësve të burgut të sigurisë së lartë në Drenovë. Drejtoria e Burgjeve bëri me dije se janë shkarkuar 6 gardianë, 4 operatorë dhe 1 oficer.Vendimi për shkarkimet është marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pas zbulimit të fletëve të sharrave në qelive të personave që janë arrestuar se kanë dhënë ndihmën e tyre në arratisjen e Admir Tafilit bashkë me 6 të dënuar të tjerë, përkatësisht në dhomën e Olsion Maçit, Albi Mecicnit dhe Elvis Lamit.Veç shkarkimit nga puna, 11 punonjësit janë çuar edhe në procedim penal në lidhje me këtë ngjarje.