Vritet në pritë kapoja i ‘Gjepalit’, Astrit Gjepali u ekzekutua bashkë me kunatin e tij

Kreu i bandës së njohur të Gjepalit të Durrësit është ekzekutuar sëbashku me kunatin e tij, ndërsa shijonte minutat e fundit të lejes shpërblyese nga burgu i Peqinit.Një atentat i denjë për skenarë hollivudianë, ku persona të paidentifikuar ende, i kanë zënë pritë makinës ku udhëtonte drejt qelisë i dënuari me 25 vjet burg për 5 vrasje, Astrit Gjepali.Autorët e atentatit kanë hapur zjarr ndaj makinës, duke lënë të vrarë edhe shtetasin Halil Fici, kunati i të dënuarit Gjepali.Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 në vendin e quajtur Bishti i Zhurit në afërsi të qytetit të Rrogozhinës, ndërsa kanë mbetur të plagosur edhe kunati tjetër i Gjepalit, shtetasi Ilir Sulkja që ndodhej sëbashku me dy viktimat në mjet, në pjesën e pasme të tij si dhe një kalimtar i rastit i identifikuar si shtetasi Mariglen Balliu, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat të shumta policie, ku janë ngritur edhe pistat e para të hetimit. Hakmarrja është pista kryesore që po ndjek grupi hetimor, ku e kaluara aspak e pastër e viktimës Gjepali me 5 vrasje në kurriz rëndon shumë.Mendohet të ketë qenë një plan i mirëorganizuar, pasi automjeti që ka kryer atentatin po i priste dhe menjëherë i ka prerë rrugën. Pas kësaj makina që udhëtonin viktimat ka rënë në një kanal, gjë që e ka bërë më të lehtë punën për atentatorët.Policia ndërkohë ka ngritur disa postoblloqe në pikat kryesore për të rënë në gjurmët e autorëve. Dëshmitarë okularë tregojnë ngjarjen.Ngjarja e vrasjes se dy personave ne Gose te Kavajes ka pasur nje devijim te saj ne Lushnje. Personat qe kane qene autore te vrasjes se dy personave kane braktisur dhe i kane vene flaken automjetit tip Benz ne afersi te fshatit Konjat rreth nje kilometer larg autostrades Lushnje-Rrogozhine.Forca te shumta policie ne vendngjarje kane kryer kqyrjen e vendit dhe kane kerkuar informacion nga banoret e lagjes. Kane zbritur ne Konjat drejtuesit e policise se Durresit, Kavajes dhe Lushnjes dhe kane nisur punen per zbardhjen e ngjarjes.Rreth 20 minuta pasi eshte sinjalizuar automjeti i djegur, policia ka lejuar mediat te pasqyrojne ngjarjen per shkak te fshehtesise se hetimit. Ndërkohë një helikopter i MB-së është ulur ne fushen e sportit te Dushkut, i cili ka sjelle eksperte nga Tirana per hetimin e ngarjes ku u dogj automjeti qe mendohet se kane perdorur vrasesit e dy personave ne Gose ne Kavajes.Banda e Gjepalit ishte një nga më të egrat e viteve ‘97-‘98, ku vetëm në harkun kohor të 24 orëve kanë ekzekutuar 5 persona dhe kanë plagosur disa të tjerë dhe truri i gjithë këtyre ngjarjeve mendohet se është viktima Astrit Gjepali. Ndërsa mbi Gjepalin rëndon edhe një vrasje e ndodhur në Zvicër në vitin 1993.Anëtarët e grupitAstrit Gjepali Dënuar me 25 vjet burgNaim Qerimi Dënuar me 25 vjet burgMirush Jareci Dënuar me 20 vjet burgBashkim Haxhia Dënuar me 20 vjet burgDrejtoria e Përgjithshme e Burgjeve jep detaje mbi Astrit GjepalinDrejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ju bën të ditur, se i dënuari Astrit Skënder Gjepali, i datëlindjes 08.12.1969, i martuar, vendlindja dhe banimi Durrës, vuante dënimin prej 25 vitesh heqje lirie.Gjepali ishte sistemuar në IEVP Peqin, siguri e zakonshme, me vendim gjykate të dhënë në vitin 2001, dënuar në bazë të nenit 78, 278 dhe 230 të Kodit Penal. Atij i kishin mbetur rreth edhe 6 vjet e 2 muaj dënim për të kryer.Duke filluar që nga viti 2012, këtij të dënuari i janë dhënë leje shpërblyese konform të gjitha rregullave, bazuar në Udhëzimin e Ministrit të Drejtësisë në lidhje me procedurën e dhënies së lejeve ndaj personave të burgosur.Leja shpërblyese aktuale e të dënuarit Gjepali ka nisur më datë 09.01.2014, ora 13:30 dhe përfundonte sot, datë 16.01.2014, ora 13:30, pra gjithsej 7 ditë leje.