Reforma në sistemin e drejtësisë, Nishani: Të mos bëhet në funksion të politikës
Ne debatin e nxehte mbi sistemin e drejtesisë, Presidenti Bujar Nishani, eshte vendosur ne krah te qeverise per nje reforme te thelle, por ai ka kerkuar qe kjo reforme te shkojë ne permiresimin e drejtesisë dhe jo ne venien nen kontroll politik.“Përsa i takon në sistemin e drejtësisë në tërësi, dhe veçanërisht juve iu adresuat KLD-së; Presidenti i Republikës mbetet i angazhuar të mbështesë çdo reformë nga qeveria dhe nga tërë institucionet dhe aktorët e tjerë të jetës publike në vend që lidhen me përmirësimin e mëtejshëm të sistemit të drejtësisë. Ka mjaft vend për reforma, për përmirësimin e mëtejshëm të legjislacionit, të hallkave të sistemit të drejtësisë, fokusuar kryesisht në transparencën, në efiçencën dhe pavarësinë e institucioneve të drejtësisë. Çdo reformë që shkon në këtë drejtim është e domosdoshme, është jetike dhe do të ketë mbështetjen e Presidentit të Republikës. Në çdo rast kur mund të tentohet apo të synohet marrja nën kontroll politik nga ana e sistemit të drejtësisë, kjo do të jetë e papranueshme pasi, në gjykimin tim, marrja e sistemit të drejtësisë nën kontrollin politik është forma më e lartë e korrupsionit” tha ai.
Gjithashtu referuar deklarateve politike dhe akuzave se sistemi i drejtesise eshte i korruptuar, bazuar dhe ne rastet e bujshme te korrupsionit, Presidenti Nishani, i ka kerkuar politikes te qendrojë larg“Padyshim, lufta kundër korrupsionit mbetet një prioritet dhe duhet të jetë një prioritet për shtetin shqiptar, për shoqërinë shqiptare, për institucionet ligjzbatuese. Gjithçka duhet të zhvillohet në respekt të legjislacionit dhe ne respekt të shtetit të së drejtës. Rastet më të fundit janë raste, në dijeninë time, ende në hetim gjyqësor. Ndaj, unë besoj që është një detyrim dhe ligjor për gjithkënd që të presim vendimet e gjykatave për pafajësinë apo fajësinë e cilitdo që vihet në këtë raport me institucionet e drejtësisë” theksoi Nishani.Deklaratat e Presidenti Bujar Nishani, erdhen ne konferencen e perbashket me homologun e tij bullgar, Rosen Plevneliev. Ne takim u rikonfirmuan marrdheniet e shkelqyera mes dy vendeve, ku Presidenti bullgar rikonfirmoi edhe njëherë mbështetjen e vendit të tij ndaj Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit europian.
“Bullgaria gjithmonë ka mbështetur dhe do të mbështesë integrimin e Shqipërisë. Bullgaria në qershor votoi pro marrjes së statusit kandidat për Shqipërinë dhe do të vijojmë të mbështesim edhe në qershor. Ne t`ju mbështesim në rrugën tuaj të integrimit dhe do të ndajmë me ju përvojat dhe gabimet që kemi bërë ne që rruga juaj drejt integrimit të jetë më efektive” tha presidenti bullgar.“Integrimi është një proçes që ka përpara sfidat e tij dhe për ti përmbushur të gjitha kriteret që duhet. Ne besojmë që në qershorin e ardhshëm të ketë një vendim pozitiv për Shqipërinë, por ky vendim është një station pasi rruga drejt integrimit ka shumë sfida përpara. Procesi i integrimit europian do të jetë i merituar dhe unë mendoj që Shqipëria duhet të vlerësohet për atë që ka bërë deri më tani dhe të inagurohet për atë që duhet të bëjë më pas” tha Nishani.Kreu i shtetit të Bullgarisë, është takuar me kryeministrin Edi Rama, me kryetarin e parlamentit Ilir Meta, ndersa ne diten e dyte te vizites se tij do te takohet dhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.Gjatë takimit Rama- Plevneliev u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve, që ngrihen mbi miqësinë e hershme. Mbi këtë bazë, u shpreh vullneti reciprok për t’i zgjeruar e thelluar më tej këto marrëdhënie, veçanërisht në sferën ekonomike dhe të projekteve me rëndësi rajonale e më gjerë.Presidenti Plevneliev, teksa nënvizoi se e njeh dhe e vlerëson punën që zoti Rama ka bërë për Tiranën, në detyrën e tij si kryebashkiak, u shpreh se me eksperiencën e frytshme dhe ndryshimin që solli për Tiranën, do të sjellë ndryshime pozitive edhe për vendin.Kryeministri Rama i shprehu Presidentit Plevneliev mirënjohjen për mbështetjen që Bullgaria i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit europian. Kryeministri theksoi se qeveria shqiptare mirëpret çdo kontribut të mëtejshëm në këtë proces.Nga ana e tij, Presidenti Plevneliev garantoi për mbështetjen mëtejshme dhe se Bullgaria ka kënaqësinë të ndajë me Shqipërinë, përvojën e saj të integrimit.Ndërkaq në takimin me kryeparlamentarin Ilir Meta, Presidenti bullgar, Rosen Plevneliev, nënvizoi se përqasja rajonale është kyçe për mirëqenien dhe zhvillimin ekonomik të të gjithë vendeve të rajonit tonëTë dy palët biseduan mbi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve, forcimit të bashkëpunimit dhe zhvillimeve në rajon.Meta i shprehu Presidentit Plevneliev mirënjohjen e thellë për mbështetjen e fuqishme të Bullgarisë në kuadër të proceseve integruese të Shqipërisë dhe se Shqipëria është e vendosur të avancojë me reformat e nisura.Në këtë drejtim vlerësohet forcimi i bashkëpunimit konkret mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, jo vetëm në kuadër të procesit të integrimit evropian, por veçanërisht në funksion të thithjes së investimeve të huaja dhe forcimit të stabilitetit në rajon.Në përfundim, Meta dhe Plevneliev ndanë bindjen e përbashkët se intensifikimi i bashkëpunimit bilateral dhe rajonal duhet përqendruar në rivitalizimin e projektit të Korridorit VIII, me fokus në fushat e energjisë dhe infrastrukturës.AxhendaPas takimeve, në Ambasadën bullgare në Tiranë, të dy presidentët Plevneliev dhe Nishani do të takohen me përfaqësues të biznesit ku do të diskutohet për thellimin e tregetisë mes dy vendeve.Më pas, të dy presidentët do të marrin pjesë në ekspozitën që do të zhvillohet me rastin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatatike mes Shqipërisë dhe Bullgarisë që do të zhvillohet në Teatrin e Operas dhe Baletit. Në këtë eveniment do të performojnë edhe grupet folklorike nga të dyja vendet.Ndërsa në ditën e dytë të vizitës së tij në Shqipëri, presidenti bullgar Plevneliev do të takohet me kreun e Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ndërsa do të vendosë edhe një kurorë me lule në monumentin “Nënë Shqipëri”.Gjithashtu presidenti bullgar do të zhvillojë edhe një vizitë në qytetin e Krujës ku do të vizitojë edhe kalanë dhe muzeun etnografik.