Meta: Reforma territoriale dhe ajo në drejtësi, sfidat kryesore për vendin

Mbështetje përballë çdo sulmi politik si dhe bashkëpunim për të garantuar pavarësinë. Kjo ka qenë garancia që Ilir Meta u ka dhënë krereve te institucioneve të pavarura në vend, që zgjidhen nga Kuvendi.“Parimi themelor i Kushtetutës, kontrolli dhe balanca e pushteteve, është një parim i artë që konsolidon stabilitetin dhe vazhdimësinë institucioneve që kontrollon raportet mes pushteteve dhe garanton pavarësinë e tyre. Sot shtrohet si një nevojë përsosja e marrëdhënieve të deritanishme si dhe krijimi i një marrëdhënie cilësisht të re dhe pozitive në çdo institucion dhe mes pushteteve të ndara dhe të pavarura në vend. Veprimtaria e institucioneve kushtetuese dhe të pavarura duhet të mbështetet fort mbi ligjet dhe mbi zbatimin e tyre. Të gjithë institucionet që ne përfaqësojmë duke nisur që nga Kuvendi i Shqipërisë duhet të jenë të përpiktë, të përgjegjshëm dhe llogaridhënës, duhet të jetë modele të respektimi të ligji dhe të modeleve demokratike. Vetëm kështu do të mund të çojmë përpara axhendën tonë kombëtare të integrimit nëpërmjet reformave që përmirësojnë të sotmen dhe garantojnë të nesërmen e vendit si dhe i japin atij më shumë stabilitet dhe parashikueshmëri” tha Meta.Shefi i pushtetit legjislativ deklaroi se sezoni i ri politik nis me dy sfida të rëndësishme, por edhe te vonuara siç janë reforma territoriale dhe ajo ne drejtesi.“Është e vonuar koha për realizimin e reformës administrative territoriale, që do të përmirësonte thelbësisht cilësinë e pushtetit vendor e që do ta bënte atë shumë efikas dhe të aftë për planifikim strategjik të politikave zhvillimore. Ajo ofron mundësi të jashtëzakonshme për një menaxhim më të mirë të burimeve njerëzore ekonomike dhe natyrore në nivel vendor. Ndaj edhe përshëndes iniciativë e depozituar sot në Kuvend nga mazhoranca për krijimin e komisionit bipartizan për këtë qëllim. Së dyti reforma në drejtësi. Ne jemi të gjithë të ndërgjegjshëm që është edhe sfida jonë kryesore edhe në procesin e integrimit. Qytetari i sotëm dhe i nesërm evropian shqiptar k nevojë për një drejtësi evropiane. Aty është edhe themeli i shëndoshjes së shoqërisë ekonomisë dhe sigurisë së jetës, pronës dhe rendit në vend, vijoi ai. Transparenca dhe gjithëpërfshirja jam i bindur do të jenë kushtet e domosdoshme për suksesin e përbashkët për realizimin e këtyre reformave të mbështetura dhe të pranuara nga e gjithë shoqëria jonë. Progresi dhe zhvillimi i qëndrueshëm i vendit do të jetë i mundur dhe i garantuar duke zbatuar plotësisht parimet e shtetit të së drejtës duke rritur frymën e bashkëpunimit në respekt dhe në zbatim të ligjit dhe duke vendosur të gjithë së bashku interesin kombëtar e publik mbi çdo interes tjetër të çastit. Kjo është një sfidë dhe unë jam i bindur se ne do ta fitojmë atë të gjithë së bashku”, përfundoi fjalën e tij Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.Në pritjen per kreret e institucioneve te pavarura kane qene te pranishem edhe Ambasadoret Arvizu dhe Sequi, ndersa nuk ka munguar nje shtrengim duarsh mes kryeministrit Rama dhe kreut te gjykates Kushtetuese, e cila rrezoi pak kohe me pare aktin normativ te qeverise qe shtynte hyrjen ne fuqi te ligjit te nepunesit civil.