Berisha 'informon' Mrkiç: Rama s’ka mandat për të diskutuar në Beograd për Kosovën
Koherat kur Beogradi diskutonte me perfaqesuesit e Shqiperise per Kosoven kane marre fund.Kështu shprehet ish-kryeministri Sali Berisha lidhur me njoftimin e Ministrit të Jashtëm serb, Ivan Mrkiç, mbi vizitën e kryeministrit Edi Rama në Beograd. Berisha i bën me dije kryediplomatit serb, se Rama nuk ka dhe nuk mund te kete kurre mandat per te diskutuar ne Beograd per Kosoven.“Kosova e pavarur ka perfaqesuesit e vet me legjitimitet kombetar dhe nderkombetar dhe nuk mund te perfaqesohet nga asnje perfaqesues i Shqiperise apo ndonje vendi tjeter per interesat e saj ne Beograd. Zoti Mrkiç dhe Edi Rama duhet ta dine mire se koherat kur Beogradi diskutonte me perfaqesuesit e Shqiperise per Kosoven kane marre fund” shkruan Berisha në fb.Në vijim Berisha thekson se Tirana dhe Beogradi duhet te bejne perpjekje per zhvillimin e marredhenieve dhe bashkepunimit te gjere bilateral ne interesin me te mire te dy vendeve, por pa perfshirjen e Kosoves ne axhendën bilaterale mes dy vendeve.“Beogradi njoftoi nepermjet ministrit te jashtem Mrkiç se Edi Rama do realizoje ne shkurt viziten e tij ne Beograd, te shtyre per arsye enigmatike nga muaji nentor. Pas marreveshjeve Prishtine - Beograd te firmosura ne Bruksel jane krijuar mundesi reale per nje bashkepunim te gjere rajonal. Ne kete kontekst, Tirana dhe Beogradi duhet te bejne perpjekje per zhvillimin e marredhenieve dhe bashkepunimit te gjere bilateral ne interesin me te mire te dy vendeve. Por perfshirja e Kosoves ne axhenden e takimit bilateral Tirane - Beograd, siç njoftoi zoti Mrkiç, eshte absolutisht e denueshme” përfundon Berisha.Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë njoftoi sot se janë duke u përgatitur për vizitën e kryeministrit Edi Rama, e cila sipas tyre pritet të ndodhë në muajin shkurt.Ministri serb njoftoi se axhenda e bisedimeve me Kryeministrin e Shqipërisë do të jetë bashkëpunimi bilateral në radhë të parë për shkak se të dy vendet kanë një interes për të bashkëpunuar në fushën e bujqësisë, turizmit, lidhjet e transportit, arsimit, etj.