Gjermeni: Pastrimi i territorit me rëndësi për një turizëm të qëndrueshëm
Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit i kërkon vendorëve që të marin masa për pastrimin e mjedisit. Në një tryezë të përbashkët me drejtues të njësive vendore, më të cilët u diskutua për përmirësimet ligjore për këtë sector, Eglantina Gjermeni, deklaroi se zhvillimi i turizmit në vend duhet ta fillojë patjetër me pastrimin e territorit.“Kemi detyrë të vështirë por edhe të bukur për të promovuar bukuritë natyrore, trashëgiminë kulturore dhe historike të cdo njësie vendore, të kordinojmë përpjekjet në mënyrë që turizmi të marrë një hov cilësor zhvillimi. Nëse vërtet do të donim një turizëm që të jetë konkurent kudo, në rajon kryesisht dhe më gjerë duhet ta fillojmë patjetër me pastrimin e territorit. Me pastrimin e vendit duke ofruar një Shqipëri të pastër, një histori ekologjike, një turizëm të qëndrueshëm dhe mendoj se të gjithë i kemi kapacitetet për ta realizuar këtë” tha ajo.Gjithashtu Ministrja Gjermeni theksoi se zyrat e shërbimit turistik duhet të luajnë rol për të promovuar çdo njësi vendore dhe potencialet që kanë këto Bashki.Drejtuesit vendor nga ana tjetër kërkuan mbështetje, pasi sipas tyre nuk kanë shumë mundësi financiare.