Aksioni për mbylljen e furrave të gëlqeres, shoqërohen në polici 6 administratorë

Inspektoriati i Mjedisit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, shoqëruan në polici 6 administratorë furrash gëlqere në zonën jashtë Fushë- Krujës.Aksioni është vijim i inspektimeve të vazhdueshme, në zbatim të urdhërit të Ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, për mbylljen e të gjitha furrave të gëlqereve, si aktivitete të jashtëligjshme dhe në dëm të mjedisit.Kryeinspektori i Mjedisit, Ergys Agasi, shprehet se aksioni do të vijojë deri në mbylljen e çdo furre në të gjithë zonën.“Pastruam me sukses zonën më të nxehtë të furrave dhe guroreve në Fushë Krujë dhe nuk do të tolerojmë asnjë aktivitet të jashtëligjshëm në cdo zonë tjetër. Këtij aksioni do t’i shkohet deri në fund dhe të gjithë ata që do të tentojnë të hapin furra gëlqereje do të përballen me forcën e ligjit”tha ai.