2,4 ton drogë në Vlorë, ishte gati për t’u transportuar në Itali
2 ton e 400 kg lende narkotike jane sekuestruar nga policia e qarkut Vlore, ndersa ajo po pergatitej te transportohej drejt brigjeve te Italise. Operacioni i policise eshte zhvilluar ne fshatin Rradhime, ku pas kontrollit te ushtruar ne nje automjet tip furgon eshte konstatuar edhe sasia e madhe e droges.Nga drejtoria e policise se qarkut Vlore behet me dije se agjentet e ketij komisariati, ishin vene ne dijeni edhe te vendodhjes se nje gomoneje, e cila ishte ne pritje te mberritjes se lendes narkotike per ta transportuar ate me pas ne shtetin italian.Personat qe ndodheshin ne gomone, e cila qendronte rreth 200 metra ne brendesi te detit, porsa kane pikasur forcat e policise jane larguar nga vendgjarja dhe pavaresisht se ne ndjekje te tyre u vune forca Delta si dhe Guardia di Finanza, ata mundën te largoheshin dhe te futeshin ne ujrat territoriale te Greqise.Nga ana e policise shqiptare eshte kerkuar bashkepunim me homologet e tyre grekë dhe po punohet per kapjen e trafikanteve te lendes narkotike. Policia deri ne keto momente nuk ben me dije nese ka mundur te arrestoje drejtuesin e furgonit, apo ndonje shoqerues te mundshem te lendes narkotike.