Rrëzohet tavani i “Asim Vokshit”, plagoset nxënësja, shkolla u rikonstruktua në 2011

Shembja e suvasë në "Asim Vokshi" në Tiranë ka lënduar lehtë një nxënëse. Rreth orës 11:00 të së mërkurës, nxënësit kanë përjetuar panik nga shembja e kësaj suvaje, por fatmirësisht pasojat nuk kanë qenë të rënda.Në momentin e shembjes në klasë ndodheshin 10 nxënëse. Të alarmuar nga kjo ngjarje kanë shkuar stafi i mësuesve dhe drejtuesja e shkollës.Gjithashtu një infermiere ka bërë mjekimin e nxënëses së lënduar. Kjo është një pasojë e mënyrës se si bëhen rikonstruksionet e shkollave në vend, sepse kjo godinë ka qenë në rikonstruksion total në 2011.Edhe pse nuk ka shumë kohë nga bërja e kësaj ndërhyrje në infrastrukturë, tregohet qartë se rikonstruksioni është bërë vetëm për pjesët e dëmtuara dhe jo ashtu siç parashikohet në projekt.