Ligji grek i luftës, Kodheli takon Papulias, diskutohen edhe toponimet
Ligji i luftës që parlamenti grek e mban ende në fuqi, është ngritur si shqetësim nga Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, në takimin që ka zhvilluar në Athinë me kreun e shtetit helen Karolios Papulias.Në një njoftim për mediat nga Ministria e Mbrojtjes theksohet se ligji i luftës, delimitimi i detit, nderimi i të rënëve në Luftën Antifashiste dhe toponimet kanë qënë disa ndër çeshtjet që janë diksutuar. Nuk dihet se cfarë konkluzionesh janë arritur në bisedimet dypalëshe për këtë çështje, ama takimi ka nisur në mënyrë mjaft të përzemërt.Heqja e ligjit te luftes iu kërkua rreth dy muaj më pare Presidentit grek Papulias, ndërsa vizitoi Tiranen me 4 nentor te vitit qe lame pas. Kreu i shtetit shqiptar, Bujar NIshani, deklaroi se kerkoi shfuqizmin e ligjit te luftes dhe të gjitha aktet nënligjore te tij që bien në kundërshtim me Traktatin e Miqësisë.Nderkaq Presidenti Papulias vlerësoi se Shqipëria, është një vend europian dhe Greqia ka qenë dhe mbetet mbështetësja kryesore për integrimin e shpejtë të saj në BE, në periudhën e Presidencës saj.Ministria Kodheli vuri në dijeni Presidentin Papulias mbi zhvillimet e fundit në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës, mbi mbledhjen e fundit mes dy qeverive, duke e konsideruar atë si një model i mirë që mund të bëhet mes qeverive të tjera të rajonit.