Emergjencat Civile Berat, Mustafarai: Qeveria do ndërhyjë me investime
Komisioni i Planifikimit e Përballimit të Emergjencave Civile në Qarkun e Beratit ka analizuar situatën në këtë qark, ku i pranishem ka qene edhe Zëvendës.Ministri i Punëve të Brendshme, Ilirjan Mustafarai.Gjatë raportimit të bërë nga Prefekti i këtij qarku, Selfo Kapllani, paraqitet ende problematike situata e te gjitha rrugëve nacionale qe e lidhin kete qytet me Lushnjen, Skraparin si dhe Fierin, akse të cilat perveçse jane te demtuara, shenojne dhe shkarje te shumta dheu, te cilat veshtiresojne qarkullimin e mjeteve ne kete zone por rrezikojne njekohesisht edhe jetet e udhetareve apo drejtuesve te automjeteve.Zevendes.Ministri Mustafarai, tha se qarku i Beratit eshte nje nga prioritetet e qeverise per sa i perket nderhyrjes ne investime.Prefekti Kapllani eshte shprehur se po punohet në terren nga Bordi i Kullimit për të shmangur përmbytjet në komunat Vërtop e Velabisht.