Mungesa e reshjeve, bie niveli i Fierzës

Niveli i ujërave të liqenit të Fierzës vazhdon të bjerë me ritme më të shpejta, si rrjedhojë e mungesës prej kohësh të reshjeve të shiut apo dëborës. Aktualisht prodhimi i energjisë elektrike nga Hidrocentrali i Fierzës vazhdon vetëm disa orë dhe jo pa ndërprerje.Burime nga salla e komandës së Hidrocentralit, bëjnë të ditur se prurjet e ujit lumi Drin i Zi dhe i Bardhe, apo përrenjve që derdhen në liqenin e Fierzës gjatë ditës së sotme janë rreth 70 metër kub ujë në sekondë.Prurjet janë mjaft të ulta për periudhën, gjë që kanë sjellë edhe rënien e nivelit të ujrave, që sot në orët e mëngjesit ka arritur në 273,60 metra mbi nivelin e detit,30 metra mbi nivelin minimal.Temperaturat relativisht të larta për këtë periudhë dhe mungesa e reshjeve janë shkaqet kryesore të rënies së nivelit të ujit.Liqeni i Fierzës që shërben si rregullator i ujërave edhe për 2 Hidrocentralet e tjerë të mëdhenj të kaskadës së Drinit, Komanit dhe Vaut të Dejës, në nivelin maksimal të tij ka një kapacitet ujëmbajtës prej 2.7 miliard metër kub ujë në nivelin e 296 metra mbi nivelin e detit.Ndërsa në nivelin minimal prej 242 metra mbi nivelin e detit, rezervat ujore janë vetëm 1,2 miliard metër kub ujë që nuk janë të shfrytëzueshme për prodhim energjie.