“Të denoncosh bashkëshortin”, rriten rastet e dhunimit ndaj gruas në Lezhë

Te dergosh bashkeshortin ne burg ishte nje tabu ne Lezhe, por gjerat kane ndryshuar dhe arsyeja kryesore eshte dhuna ne familje.Ky fenomen nuk konsiderohet me nje problem familjar dhe i mbyllur, por ka nje ndergjegjësim te vazhdueshem, gje e cila ka rritur rastet e denoncimit ne Drejtorine e policise ne Lezhe.Shefi i krimeve te lehta ne Drejtorine e policise ne Lezhe, Zaim Nuri, ka bere te ditur se uniformat blu po i japin nje tjeter vemendje fenomenit te dhunes ne familje, gje per te cilen tashme edhe opinioni publik ka nje tjeter pikepamje.Sipas Nurit edhe gjeografia e denoncimeve eshte zgjeruar, duke shtuar se rastet me te shumta te ketyre denoncimeve u perkasin zonave rurale, kjo edhe fale mentalitetit.Ne 3 mujorin e fundit te vitit 2013, numri i denoncimeve arriti ne 40, dy here me shume se e njejta periudhe e vitit paraardhes. Pas denoncimeve qe jane kryer ne polici, kjo e fundit ka arrestuar 24 persona, 10 jane ndjekur ne gjendje te lire dhe nje person eshte shpallur ne kerkim.