Dosja “Gjika” mbërrin në Tiranë, caktohet gjyqtari penalist

Gjykata e Tiranës nuk ka humbur kohë në çështjen penale në ngarkim të kryetarit të bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika, duke hedhur shortin dhe caktuar gjyqtarin që do të gjykojë dosjen.Arben Micko është gjyqtari të cilit i është ngarkuar kjo dosje, e cila u transferua nga qyteti bregdetar drejt Tiranës pas vendimit të gjykatës së Lartë.Dosja Gjika u transferua, pasi në Vlorë nuk ishin kushtet për tu zhvilluar një proçes normal gjyqësor.Sipas Prokurorisë kjo doje kishte ndjeshmeri të lartë në publik dhe mbledhja e mbështetësve të Gjikës jashtë ambjenteve të gjykatës krijonte një situatë jo të sigurtë tek gjykata dhe organi i akuzës.Mbi numrin një të Bashkisë së qytetit bregdetar rëndojnë akuzat e falsfikimit të dokumeteve të KRRT-së bashkisë së Vlorës, kjo e kryer në bashkëpunim.Më konkretisht bëhet fjalë për objektin që ndodhet te vendi i quajtur “Tre racat”, ndërsa objekti i dytë ndodhet brenda territorit të portit.Ndërkohë në total numri i personave në hetim nga prokuroria e Vlorës në lidhje me dosjen “Gjika” janë shtatë personaku janë zhvilluar dy senaca gjyqësore në Gjykatën e Vlorës dhe më pas është marrë vendimi për të transferuar dosjen për gjykim në Tiranë.