Lezhë, çifti i të moshuarve gjendet i vdekur nga asfiksia
Ngrohja me dru u ka shkaktuar asfiksinë dhe me pas vdekjen dy te moshuarve ne Lezhe. Pal dhe Dila Boci, perkatesisht 80 dhe 75 vjeç jane gjetur te vdekur ne banesen e tyre ne lagjen “Sheher”.
Ata jane konstatuar nga nje komshi i tyre, i cili kishte shkuar rreth ores 17:00 per te kryer nje pune tek dy te moshuarit. Pasi ka gjetur deren e mbyllur dhe nuk ka marre asnje pergjigje, komshiu ka lajmeruar policine.
Kjo e fundit i ka gjetur te vdekur të moshuarit, ndersa ne dhomen e tyre ndjehej prania e dioksidit te karbonit i çliruar nga soba e ngrohjes.

Sipas banoreve, Dila Boci, nuk ishte pare gjate gjithe dites se sotme, duke krijuar dyshime pasi i vizitonte ne vazhdimësi ata, ndersa 80 vjeçari Pal Boci qendronte gjithnje brenda per shkak te problemeve shendetësore.
Trupat e pajete te dy te moshuarve jane derguar ne morgun e spitalit të Lezhës, ku pritet te kryhet edhe ekspertiza mjeko-ligjore per te vertetuar edhe shkaqet e vdekjes së tyre.