PD: Qeveria po krijon fasada të reja, jo vende të reja pune
Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me inaugurimin e zyrës së re të punësimit në Tiranë duke e cilësuar këtë si shumë zhurmë për asgjë.Në një konferencë për shtyp, deputeti Myqerem Tafaj theksoi se nuk ka asnjë vend të ri pune, por thjesht një fasadë të re në qytet.Deklarata e Myqerem TafajtShumë zhurmë për asgjë.Ky është tipari i qeverisë, dhe këtë treguan dhe dje Kryeministri e të tijtë me inaugurimin e një zyre të re të punësimit në Tiranë. Ky shërbim, prej 9 muajsh ofrohet në të gjithë Shqipërinë.Qeveria e Partisë Demokratike e ka nisur këtë projekt që në mandatin e saj të parë, dhe me pilotim arriti ta realizonte në Tiranë e në Korçë, falë edhe bujarisë së qeverisë Suedeze. Prej 9 muajsh, shërbimi ofrohej në 36 qytetet e vendit.Vendet e reja të punës ishin të vlefshme dhe mund të kontrolloheshin nga qytetarët e vendit, në çdo qytet të Shqipërisë. Mund të gjendeshin on-line, por ndihma për të papunët jepej edhe nga punonjësit e këtij shërbimi në këto zyra.Është qesharake se si për një dekor, për një tapet dhe për një fasadë të re, qeveria e Ramës të trumbetojë sikur dje ka ndodhur mrekullia. Edhe zyra e inauguruar dje, në fakt ofron ato vende pune që ishin ndërkohë të shpallura nga zyra e punësimit në Tiranë.Pra nuk kemi asnjë vend të ri pune, por kemi thjesht një fasadë të re në qytet. Premtimi i Edi Ramës për hapjen e 300 mijë vendeve të punës nuk mund të fshihet me akte televizive dhe me shfaqje me ngjyra.Ky premtim nuk realizohet duke mohuar punën e qeverisë paraardhëse dhe shërbimet ekzistuese. Vendet e reja të punës hapen vetëm me vizionin e duhur, me platformën e duhur, dhe hapen kur qeveria punon shumë, dhe jo kur krekoset para kamerave pa bërë asgjë.