Basha në Elbasan: Bashkim të demokratëve, premtimet do ta rrëzojnë Ramën

Nga qyteti i Elbasanit, ku mori pjesë në festimet e 23 vjetorit të themelimit të degës së PD, kreu i demokratëve Lulzim Basha ka paralajmëruar kundërshtarin politik se po luan me zjarrin. Duke dnëuar ashpër shkurtimet masive nga puna, Basha është zotuar para elbasanasve se PD do ta çlirojë Shqipërinë nga qeveria Rama-Meta.Kreu i opozites akuzoi kryeministrin Edi Rama se nuk po mban asnjë nga ptremtimet elektorale me të cilat erdhi në pushtet. Sipas tij do jenë pikërisht këto mashtrime elektorale që siç e sollën, ashtu do ta zbresin nga pushteti, pasi vetë qytetarët do ta ndëshkojnë me votë.Ai porositi demokratët e Elbasanit te hapin partine dhe te bashkojne çdo kontribut, si një rruge e sigurte drejt fitores se ardhshme ne zgjedhje.