Kodheli, Avramopoulos: Nën drejtimin e qeverisë Rama, e ardhmja e Shqipërisë e sigurt

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli në vijim të vizitës së saj dy ditore në Greqi zhvilloi një takim me homologun e saj, ministrin grek të Mbrojtjes, Dimtris Avramopoulos. Në këtë takim u diskutua me tone entuziaste për bashkëpunimin mes dy vendeve tona në fusha të rëndësishme dhe me impakt të madh për qytetarët e të dy vendeve.Temat e diskutuara në këtë takim kishin të bënin me bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, si dhe mbështetjen e padiskutueshme në rrugën e Shqiperisë drejt BE. Të dy palët ndanë të njëjtin mendim që takimi i sotëm i jep një dimension të ri bashkëpunimit mes dy vendeve tona.Ashtu si kryeministri Samaras, edhe ministri Avramopoulos, shpehu bindjen se nën drejtimin e qeverisë Rama e ardhmja e Shqipërisë është e sigurt.“Është një politikan modern dhe largpamës, është fat për Shqipërinë që ka një politikan të tillë, që i mbishton vlerat e vendit”, - u shpeh Avamopoulos për kryeministrin Rama.Më pas axhenda e Kodhelit vijoi me një takim kokë me kokë me homologun e saj dhe në fund të takimit dhanë së bashku një një deklaratë për shtyp.Në deklaratën për mediat, Avramopoulos u kujdes të theksojë se ky është një kapitull i ri në bashkëpunimin dypalësh.Sipas tij, bashkëpunimi do të jetë shumë i vlefshëm për ristrukturimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, ku Greqia do të ofrojë të gjithë mbështetjen e saj.“Ky takim është një mesazh paqeje dhe stabiliteti në rajon dhe më gjerë në funksion të fqinjësisë së mirë. Ne do ju mbështesim fuqishëm në rrugën tuaj drejt anëtarësimit në BE”, - tha ministri grek i Mbrojtjes.Ndërsa ministrja Kodheli, ndër të tjera, theksoi se “Me ministrin Avramopoulos ndamë të njëjtin qëndrim mbi mundësinë për të thelluar më tej marrëdhëniet tona në fushën e mbrojtjes, për ta bërë atë më produktive për Forcat tona të Armatosura”. Ajo e falenderoi homologun e saj në emër të qeverisë shqiptare për mbështetjen e padiskutueshme që i jep Shqipërisë drejt NATO.Më herët, në nder të vizitës së saj në Athinë, Kodheli është nderuar me një ceremoni tejet të veçantë, e para e këtij lloji për një ministër shqiptar, në sheshin Sindagma, ku ajo vendosi një kurorë në monumentin e Ushtarit të Panjohur.