Tiranë, gjendet trupi i pajetë i një personi poshtë Urës së Lanës

Trupi i pajetë i një 60-vjeçari u gjet mëngjesin e së mërkurës në lumin e Lanës pranë rrugës së Elbasanit.Policia njoftoi se trupi i tij u gjet poshtë urës së vogël, përballë Gjykatës së Apelit, ku disa kalimtarë të rastit, njoftuan sallën operative të uniformave blu se një person kishte rënë nga ura.Mësohet se viktima është, Shkelzen Hoxha, dhe dyshohet se ai ka rënë nga ura.Me ndihmën e zjarrfikësve, trupi i pajetë që mendohet se i përket komunitetit rom, u nxor nga vendngjarja dhe u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të zbardhur shkaqet e vërteta të vdekjes.Dyshimet e para, flasin për një person endacak që flinte poshtë urës dhe që mund të ketë qenë në gjendje të dehur, kur ka përfunduar në Lanë dhe është mbytur.