Grabitet një karburant në aksin Burrel-Milot, lidhet punonjësi
Kane ndaluar me pretendimin per te furnizuar makinen me karburant, por ne fakt qellimi i tyre ka qene grabitja.Ngjarja eshte shenuar ne aksin Burrel-Milot, ku ne afersi te fshatit Baz 3 persona te armatosur kan dhunuar dhe grabitur punonjesin e nje pike karburanti.Pasi jane shtirur si kliente, tre grabitesit kane dale nga automjeti i tyre dhe pasi kane lidhur punonjesin i cili ndodhej i vetem, i kane marre atij xhiron ditore.Fatmiresisht kjo skene tmerri ka perfunduar pa lendime te tjera per punetorin e firmes, i cili i eshte pergjigjur kerkesave te grabitesve nga presioni i armeve.Policia e mberritur ne vendgjarje ka nisur hetimet per kete çeshtje, e cila eshte grabitja e dyte qe ndodh në Burrel, pas asaj te dates 4 janar te këtij viti ku nje tregetari iu grabiten 2 milione leke te vjetra.Policia e Burrelit dyshon se keto dy grabitje te jene realizuar nga te njejtet persona dhe ka nisur punen per identifikimin e tyre.