Polonia mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian

Polonia mbështet Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian. Kështu është shprehur   Zëvendësministrja e Jashtme e Polonisë, Henryka Moscicka-Dendys gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e saj shqiptar Sokol Dervishaj.“Polonia është mike dhe mbështetëse e Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit. Vlerësoj përpjekjet e tuaja dhe ju inkurajoj të vijoni me rrugën e reformave që do të bëjnë të mundur që shumë shpejt Shqipëria të bëhet pjesë e Bashkimit Europian.  Polonia është e gatshme të japë ndihmën e saj për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit” theksoi Dendys.Zv.ministri Dervishaj u shpreh se, me ministren e Polonisë diskutuam për shtimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha të ndryshme si në sektorin ekonomik, ashtu edhe në sektorët e tjerë.Duke vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve si mjaft të mira, Dervishaj tha se, Polonia shprehu mbështetjen e saj për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.