800 kg drogë në një bllok betoni, mënyra e re për të trafikuar marijuanën në Itali

Vetem 4 dite me pare, nje bande e perbere nga 5 shqiptare kishin fshehur 800 kilograme marijuanë brenda nje blloku mermeri qe transportohej nga nje kamion, por u zbuluan dhe u bllokuan nga skuadra levizese e Kuestures se Romes.Vlera e ngarkeses se kapur thuhet te arrije deri ne nje milione euro. Operacioni i policise italiane nisi kur investiguesit ndaluan nje autoveture dhe nje kamion ne nje zone industriale. Kamioni transportonte nje bllok mermeri qe peshonte rreth 20 ton.Per ta hapur u desh ndihma e zjarrfikesve dhe brenda ishin fshehur qindra pako te mbushura me drogen e mbipermendur. Menyra se si ishte fshehur marijuana brenda bllokut te mermerit ishte e realizuar menduar me detaje, duke e mbyllur pjesen ku ishte futur droga me nje shtrese çimentoje.Banda kishte vite qe vepronte ne Itali dhe kishte si baze qytezen e Ferentinos ne Firence, por operonte edhe ne periferite e Romes te populluara nga shqiptare.Banda kishte nje garazh qe e perdornin per te fshehur drogen dhe kishin dokumenta qe vertetonin se ata punonin ne ndertim.Brenda garazhdit u gjeten 200 kg te tjere marijuane. Emrat e te arrestuarve jane Arjan Llanaj 42 vjeç, shoferi i kamionit Mihallaq Licaj 39 vjeç, Petrit Pirra 54 vjeç, Fatjon Mecani 29 vjeç dhe Mertil Licaj 27 vjeç.