Inter ndalet sërish në barazim
2014 ka nisur në mënyrën më të keqe për Interin. Zikaltrit nuk kanë arritur të fitojnë as me Kievon, duka barazuar 1-1 dhe duke arritur barazimin e 8 në këtë sezon.Kjo javë ka qenë e shoqëruar nga shumë polemika si pasojë edhe e humbjes ndaj Lacios. Fillimi i takimit ishte mjaft i bukur. Alberto Paloski kaloi në avantazh miqtë në minutën e 8-të pas një goditje mjaft të bukur që shokoi Handanovic. Por reagimi i Interit erdhi menjëherë me Nagatomon që barazoi pas vetëm një minute. Alvarez dërgoi një top të ulet te Japonezi që me të djathtën shënoi golin e 5-të sezonal. Zikaltërit ishin në krahun e entuziasmit dhe tre minuta më pas sërish Nagatomo realizoi por vijërojtësi gaboi në mënyrë të pabesueshme duke ngritur flamurin për pozicion jashtë loje ndërkohë që Drame e mbante në lojë japonezin..Në fraksionin e dytë Interi rriti presionin por i mungoi fantazia. Për pasojë zikaltërit ishin shumë konfuzë në lojën e tyre, madje dhe kur duhej të godisnin portën lojtarët e merrnin shumë ngadalë aq sa në fund gjithçka u mbyll në barazim, me Interin e Thohir që tashmë duket e dashuruar pas barazimeve.Interi është në vend të pestë në tabelë me 32 pikë, dhjetë më pak se vendi që dërgon në Ligën e Kampionëve e të cilën e mban Napoli. Aq pikë ka edhe Hellas Verona që renditet një vend më poshtë.